Gjirokastër, gruaja i jep fund jetës me fostoksinë

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjirokastër, një grua 52 vjeçare është vetëflijuar duke pirë lëndë helmuese.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë Bardhë.

52 vjeçarja është gjetur nga familjarët në momente kritike, dhe pavarësisht se ata e kanë çuar drejt spitalit, ka qenë e pamundur që jeta e saj të shpëtohej.

Në dorën e saj madje është gjetur dhe ambalazhi i Fostoksinës që kishte pirë për t’i marrë jetën vetes.