Gjirokastër, identifikohet gruaja e larguar nga banesa

Pak pasi u publikua në media informacioni për një grua të larguar nga banesa, policia e Gjirokastrës thotë se ajo është identifikuar dhe tashmë janë njoftuar familjarët e saj. “Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur identifikimin e shtetases, e cila u gjet mbrëmjen  e djeshme në fshatin Zhapokik në Memaliaj, konkretisht V.Ç, 50 vjeçe, banuese në Tiranë. Shtetësia e mësipërme kishte probleme të shëndetit mendor dhe janë lajmëruar familjarët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët gjatë paradites policia e Gjirokastrës tha se ndonëse kishte bërë përpjekje edhe me anë të një psikologu, gruaja e gjetur në fshatin Zhapokikë të Memaliajt, nuk tregonte sa nga ishte.