Gjirokastër, ish kandidatit për deputet i vjedhin kosheret me bletë në Virua (FOTO)

Një vjedhje ka ndodhur gjatë natës së kaluar në parkun turistik të Viroit. Burime të ArgjiroLajm.net nga Policia e Gjirokastrës thonë se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur disa koshere me bletë të vendosura në kodrën pranë burimit të liqenit.

Burimet shtojnë më tej se këto koshere i përkasin shtetasit Aristotel Petro, pronari i Tv Alpo në Gjirokastër dhe ish kandidat për deputet në zgjedhjet e qershorit 2017, i Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos.

Petro ka bërë kallëzim për ngjarjen, ndërsa policia s’ka dhënë ende detaje për numrin e koshereve të vjedhura dhe nëse ka ndaluar ndonjë person apo jo.