Gjirokastër, kapen 20 klandestinë, poshtë urës së fshatit Vrisera

klandestine2Policia ka kapur sot 20 klandestinë nga Siria, Eritrea, Senegali dhe Etiopia. Klandestinët u kapën rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Ura, afër kthesës së fshatit Vrisera. Ata u gjetën në autostradë, poshtë urës.

Sipas policisë 14 klandestinë ishin nga Siria, 2 nga Eritrea, 2 nga Senegali. Mes personave të kapur ishte edhe një femër më një djalë 4 vjeç nga Etiopia. Ndërkohë po punohet për riatdhesimin e tyre.