Gjirokastër, kapen 42 klandestinë nga Iraku e Siria

Në Gjirokastër vazhdojnë të mbërrijnë klandestinë. Një ditë më parë policia kufitare ka ndaluar në afërsi të ish postës së mullirit, 42 shtetas të huaj nga të cilët 17 nga Iraku dhe 25 nga Siria. Në përfundim të kryerjes së procedurave, ata kërkuan azil dhe u dërguan në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Babrru, Tiranë.