Gjirokastër, komunistët festojnë 110 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës

Nostalgjikët e Enver Hoxhës në Gjirokastër u mblodhën në shtëpinë e tij të lindjes për të kujtuar 110 vjetorin e lindjes së diktatorit. Të pakët në numër dhe natyrisht të moshuar, ata ndanë me njëri-tjetrin rëndësinë e figurës së Enver Hoxhës dhe rolin e tij në ndërtimin e vendit.

Duke folur për mediat, ata bënë edhe një kërkesë për kryebashkiaken Zamira Rami dhe kreun e Këshillit të Qarkut, Armand Hilaj. Ithtarët e diktatorit kërkojnë që shtëpia e tij e lindjes në lagjen ‘Palorto’ të mos jetë më Muzeu Etnografik, por të shndërrohet në muze të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Rreth një vit më parë Bashkia Gjirokastër kreu restaurim të pjesshëm të shtëpisë së Enver Hoxhës, por që zyrtarisht ky objekt njihet si Muzeu Etnografik.