Gjirokastër, makina merr flakë në ecje

Një makinë ka marrë flakë sot në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, pranë fshatit Mashkullorë. ‘Benzi’ me targa AA346JT dejtohej nga shtetasi Hekuran Çela, banues në Tepelenë. Bashkë me të në makinë ishte dhe një person tjetër. Fatmirësisht ata kanë shpëtuar pa lëndime. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Paraprakisht dyshohet për ndonjë shkëndijë elektrike në automjet.