Gjirokastër, më pak aksidente gjatë muajit korrik. Mbi 200 në të gjithë vendin

Edhe pse muajt e fundit masat e marra nga policia për mbarëvajtjen e sezonit turistik kanë qenë të shumta, sërish Instituti i Statistikave deklaron se numri i aksidenteve është rritur me 7.6% krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT-it, gjatë muajit që lamë pas janë regjistruar mbi 200 aksidente në të gjithë vendin dhe në shumicën e rasteve, shkak për aksidentet kanë qenë këmbësorët.

Si pasojë e sjelljes së këmbësorëve janë shënuar 11 raste më shumë se muajin korrik të vitit të kaluar, pra 36 aksidente, nga të cilat kanë humbur jetën 19 qytetarë.

Tirana mban sërish rekordin për qarkun me numrin më të lartë të aksidenteve me 67 raste e më pas vjen Durrësi dhe Lezha, ndërsa qarqet me më pak aksidente janë Dibra dhe Gjirokastra.