Gjirokastër, një grua tenton të vetëdigjet me benzinë para Gjykatës (VIDEO)

Një shtetase 49-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës përpara Gjykatës së Gjirokastrës.

Mësohet se shtetasja Sadie Hysa nga Tepelena, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, por ka qenë roja i Gjykatës që e ka ndaluar të kryejë veprimin.

Ajo është shprehur se familjes së saj i janë bërë padrejtësi, i kanë djegur shtëpinë dhe i kanë marrë dokumentet.

Hysa theksoi se është drejtuar disa herë në polici dhe gjykatë, por nuk ka marre zgjidhje.

Një video gruaja e alarmuar shprehet: “Më kanë djegur shtëpinë, më kanë marrë dokumentet, ndaj familjes sime janë bërë padrejtësi”.

Gruaja pretendon për padrejtësi pasi burri dhe djali i saj janë arrestuar për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike.


Gruaja në Gjirokastër tenton të djegë veten me… by lapsi-al