Gjirokastër, një “kandidat i gjelbër” në listë për t’u bërë deputet (Emri)

Në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit kandidatët për deputetë nuk do të jenë vetëm nga forcat kryesore politike, por edhe nga parti të tjera të vogla.

Një prej tyre është edhe Partia Agrare Ambientaliste, e drejtuar nga Agron Duka, e cila do të kandidojë në qarkun Gjirokastër ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Lulzim Meçi.

Ky i fundit ndërkohë, kandidoi si i pavarur edhe në zgjjedhjet lokale të vitit 2015 në Memaliaj, por nuk arriti të fitonte.

Zyrtazimi i Lulzim Meçit si “kandidati i gjelbër” i Partisë Agrare Ambientaliste është vetëm çështje ditësh. Sfida për të marrë mandatin në qarkun e Gjirokastrës është e madhe dhe ndoshta e pamundur. Por sidoqoftë do të varet shumë dhe nga zhvillimet brenda PD-së në Gjirokastër.

Lulzim Meçi mund të shfrytëzojë në qarkun e Gjirokastrës aleancën me një ish-funksionar të Partisë Demokratike, me peshë elektorale tek të djathtët.

ArgjiroLajm.net do të raportojë në ditët në vijim për këtë zhvillim të ri, që mund të penalizojë Partinë Demokratike në Gjirokastër, ndonëse Partia Agrare Ambientaliste pritet të dalë në koalicion me PD-në.

Pra, mund të jemi para një situate kur njerëzit e PD-së të bëjnë fushatë dhe të mbledhin vota për kandidatin e PAA-së.

/ArgjiroLajm.net/