Gjirokastër, një person gjendet i vetëvrarë me armë zjarri në godinën e Sigurimeve Shoqërore

Policia-GjirokasterNjë person i ka dhënë fund jetës në Gjirokastrës. 62 vjeçari Bejaz Mëhillaj është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në tarracën e katit të dytë te godina e Sigurimeve Shoqërore.

Mësohet se në këtë godinë ndodheshin edhe zyrat e firmës private të drejtuar prej tij.

Nga hetimet e para të policisë dyshohet se 62 vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri si pasojë e depresionit, pasi kohëve të fundit dyshohet se vuante nga një sëmundje e tillë.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të vetëvrasjes, ndërsa parparakisht dyshohet se viktima kishte probleme me punën