Gjirokastër, PD mbështet Tavon për akuzat ndaj policisë dhe kërkon largimin e drejtorit Arapi

Kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka mbështetur akuzat e para dy ditëve të Vangjel Tavos për Policinë e Shtetit.

Por ndonëse i dha të drejtë Tavos, Bejko tha se deputeti i LSI-së është i vonuar në këto akuza. Më tej ai kërkoi dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Gjirokastrës, Arjanit Arapi.

“Vangjel Tavo do të ishte më i sinqertë nëse do ta vazhdonte përsiatjen e tij dhe do të akuzonte me emra. Edhe segmente të Policisë së Shtetit kanë një emër. Ai emër është drejtori Arjanit Rapi, i cili duhet të largohet një orë e më parë. Për të patur zgjedhje të ndershme, ai dhe kupola e tij duhet të ikin një orë e më parë”, tha Bejko.

Më tej kreu i PD-së i drejtoi Vangjel Tavos disa pyetje për situtën në Gjirokastër, për abuzimet me fondet në Bashki, për gjendjen e rënduar në spitalin rajonal, për faturat e energjisë elektrike etj.