Gjirokastër, përkujtohet 109 vjetori i lindjes së Enver Hoxhës

Partia Komuniste në Gjirokastër ka përkujtuar 109 vjetorin e lindjes së ish diktatorit Enver Hoxha. Të mbledhur në zyrën e PKSH-së, ata kujtuan dhe nderuan veprën e Enver Hoxhës.

Enver Hoxha është figura më e madhe që ka nxjerrë historia. Për mendimin tonë ai bëri epokë sepse u dha pushtetin punëtorëve dhe fshatarëve. Ringriti këtë Shqipëri nga balta, nga themelet, siguroi qetësi, arsim e shëndetësi falas”, tha për Tv Gj, Bujar Sulejmani, kreu i PKSH Gjirokastër.

Më pas pjesëmarrësit në këtë përkujtimore iu drejtuan shtëpisë së lindjes së Enver Hoxhës në lagjen ‘Palorto’, duke kërkuar që ajo të kthehet në një muze kushtuar figurës së tij.

© ArgjiroLajm.net