Gjirokastër, policia ndalon 20 refugjatë, vinin nga ishulli Lesbos

Klandestine-Gjirokaster2-640x425Policia e Gjirokastrës bllokoi në orët e para të mëngjesit të sotëm 20 refugjatë që hynë nga kufiri grek në territorin shqiptar. Sipas burimeve policore mes refugjatëve, kishte gra dhe fëmijë, të cilët kanë marrë ndihmën e parë me trajtim ushqimor dhe shëndetësor në pikën e Kakavijës.

Por sipas policisë refugjatët kanë kërkuar që të kthehen në Greqi

Refugjatët u kanë pohuar autoriteteve shqiptare se kanë mbërritur nga ishulli Lesbos, ku dje u shënua një zjarr masiv. Sipas njoftimeve të mjeteve greke të informimit më shumë se 4 mijë refugjatë u zhvendosën 24 orët e fundit nga Kampi Moria në ishullin grek Lesbos pas një zjarri të madh që shkatërroi tendat dhe shtëpitë e improvizuara.

Sipas autoriteteve greke nuk janë raportuar të lënduar dhe disa refugjatë janë lejuar që të kthehen sërish në kamp. Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se rreth 5.600 refugjatë gjenden në Lesbos, ndërkohë që ishulli ka kapacitet për 3.600 refugjatë.