Gjirokastër, policia zbardh në kohë rekord grabitjen me maska, pranga autorit (EMRI)

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur në kohë rekord grabitjen me maska që ndodhi sot në lagjen ‘Manalat’, duke arrestuar personin e dyshuar. Ai është Arbland Demçaj, 29 vjeç, banues në Gjirokastër. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy telefona celular të markës Samsung,  disa bizhuteri, një unazë e një varëse, ndërsa sasinë prej 10.000 lekësh aurori e kishte shpenzuar në lojra fati. Materialet në ngarkim të  këtij shtetasi do ti kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale  “Vjedhje me dhunë”. 29-vjeçari hyri i maskuar në banesën e shtetasit A.Ç, në lagjen “Manalat”. Të pranishëm në momentin e ngjarjes kanë qënë të zotët e banesës shtetasit A.Ç, 67 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasia L.Ç 58 vjeçe, me të cilët autori i ngjarjes është konfliktuar.