Gjirokastër, sherr në ’18 Shtatori’ mes policit, shoferit dhe faturinos së autobusit (VIDEO)

Situatë aspak të zakontë kanë përjetuar pasditen e djeshme udhëtarët në autobusin e lagjes Dunavat të qytetit të Gjirokastrës, pasi një prej policëve rrugorë ka ndaluar urbanin. Nuk arrijmë të kuptojmë tamam se çfarë shkelje ka bërë shoferi i urbanit, ama ajo që vihet re është se burri me bluzë ngjyrë rozë dhe ai me të zezë, fillimisht duken teksa debatojnë me njëri-tjetrin.
Në të vërtetë, është faturinoja ai që mundohet të fusë shoferin brenda në autobus, në mënyrë që të mos vijojë sherri me policin. Më tej, duket shoferi ai qëafrohet tek polici dhe mundohet t’i marrë një fletë që polici mban në dorë e aty nis zënka mes të treve. Siç raportojnë qytetarët, jashtë urbanit kanë dalë edhe pasagjerët, të cilët janë munduar të shuajnë sherrin dhe i kërkojnë policit që t’i lejojë të vazhdojnë rrugën, por ai “ka bërë punën e tij”, duke mos i dëgjuar.