Gjirokastër, shkarkohet trajneri i Luftëtarit. Mezani merr drejtimin e klubit

Klubi i Luftëtarit ka vendosur të largoje Milosh Koshtiç nga drejtimi i skuadrës gjirokastrite,. Drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri vlonjat Gentian Mezani, i cili kishte qenë prej dy ditësh në bisedime me skuadrën gjirokastrite.

Vendimi për të larguar trajnerin slloven u mor në një mbledhje të drejtuesve gjatë ditës së sotme, por mesohet se ai do t’i komunikohet teknikut në një takim që do të ketë me presidentin Tavo. Aty do të zgjidhet edhe çështja e kontratës, pasi ai ka firmosur një marrëveshje trevjeçare me klubin.

Njëkohësisht, është zgjidhur edhe çështja e trajnerit të ri të skuadrës. Të njëjtat burime sigurojnë se Gentjan Mezani është emri i ri që do të ulet në stolin e klubit gjirokastrite për të drejtuar atë në vijimin e këtij sezoni. Nuk është bërë ende ditur se sa do të jetë kohëzgjatja e marrëveshjes, por për teknikun vlonjat ky është momenti i kthimit në pankinë pas largimit nga Laçi në fund të edicionit të kaluar.