Gjirokastër, shtëpia e Enver Hoxhës rrezikon shembjen

Banesa e lindjes së ishudhëheqësit komunist Enver Hoxha në lagjen “Palorto”, në qytetin e Gjirokastrës, rrezikon shembjen. Në një gjendje kritike paraqitet formacioni dykatësh që gjendet në pjesën jugore të ndërtesës, e cila prej 24 vitesh është shndërruar në Muzeun Etnografik të qytetit. Kjo pjesë e ndërtesës është drejt shkatërrimit të plotë, duke tërhequr me vete edhe shtëpinë e madhe, ku ka lindur dhe ka kaluar fëmijërinë e tij Enver Hoxha.

shtepia e enver hoxhes po rrenohet 1Nga ana e vet Bashkia e Gjirokastrës si institucioni përgjegjës për këtë godinë, nuk ka ndërhyrë aspak në këtë drejtim, duke e lënë në një kohë të shpejtë angazhimin për të rehabilituar gjendjen fizike të saj.

Ndonëse gjendja paraqitet mjaft e vështirë, askush nga bashkia nuk është dukur për të parë gjendjen dhe për të caktuar një fond për përmirësimin e gjendjes. Punonjësit e Muzeut Etnografik shprehen se dhjetëra herë kanë apeluar në bashki dhe te kryetarja e bashkisë, por kjo e fundit nuk e ka parë të nevojshme ndërhyrjen.

shtepia e enver hoxhes po rrenohet 2

Muzeu Etnografik në Gjirokastër është një qendër mjaft e vizitueshme për turistët e huaj sidomos, të cilët e vizitojnë atë më tepër si banesë ku ka lindur ish-diktatori komunist, sesa për objektet e reklamuara në brendësi të saj që janë pjesë e trashëgimisë kulturore të zonës përreth.

Në 24 vite ekzistencë të muzeut, shteti pak ka investuar, ndërkohë që para viteve ’90, banesa gë- zonte statusin e Muzeut të LANÇ dhe dy oda të saj ishin të rezervuara për reklamimin e objekteve dhe sendeve autentike të Enver Hoxhës e familjarëve të tij. Në janar të vitit 1998, dy herë kësaj banese iu vendos tritol nga persona të panjohur dhe prej asaj periudhe askush nuk ka vënë dorë./panorama