Gjirokastër, udhërrëfyes vullnetarë për turistët në qytetin e muze

187150Gjirokastra është qyteti muze që vizitohet në katër stinët e vitit krahas me Beratin dhe Krujën. Por, në stinën e verës këto qytete presin vizitorë më shumë se në stinët e tjera.
 
Historia e tyre, arkitektura, kultura dhe veprat e artit, bëjnë që këto qytete të kenë vizitorë nga mbarë bota. 
 
Shtimi i turistëve këtë muaj në qytetin e Gjirokastrës ka nxjerre problemin e shoqëruesve të tyre në pikat dhe vendet më të veçanta për qytetin.
 
Kështu që shumë të rinj që njohin mirë historinë e qytetit të tyre, vendet turistike të tij, si dhe zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze apo edhe ndonjë gjuhë tjetër, janë ofruar vullnetarisht si udhërrëfyes për turistët në qytetin e Gjirokastrës.
 
Sinjalistikës turistike të këtij qyteti  i shtohet edhe një tabelë treguese për Tunelin e Luftës së Ftohtë. Ky objekt tashmë është kthyer në një vend tepër kurioz për t’u vizituar nga turistët e huaj./A1 report