Gjirokastër, ushtarët nisin të pastrojnë shtratin e lumit Drino

Forcat e Ushtrisë kanë nisur pastrimin në shtratin e lumit Drino pranë urës së Kordhocës në Gjirokastë. Aksioni do të vazhdojë për një javë rresht dhe do të shtrihet në të gjithë territorin. Sipas prefektit të Gjirokastrës, Astrit Aliaj, ky aksion është domosdoshmëri në prag te sezonit turistik dhe ka kërkuar ndërgjegjësim qytetar. Zonat më të ndotura janë ato përgjatë shtretërve të lumenjve Drino dhe Vjosë