Gjirokastër, vjedhje me maska në ’18 Shtatori’. Hajdutët marrin kasafortën e biznesit

Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në Gjirokastër në lagjen ’18 Shtatori’. Sipas policisë është vjedhur me thyerje dyqani i një kompanie telefonike nga persona ende të paidentifikuar. Nga veprimet e para te kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se është vjedhur një kasafortë e cila ishte bosh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Mësohet se ishin tre persona të maskuar me kapuç të zinj dhe të armatosur. I habitshëm është fakti se vjedhja ndodh në zemër të lagjes ’18 Shtatori’, aty ku kalojnë shpesh patrullat policore, si dhe ka një numër të konsiderueshëm kamerash sigurie të bizneseve rreth e rrotull.