Gjirokastër, zbulohen 116 kg kanabis në “Zinxhira”, pranga 46-vjeçarit

img-20161117-wa0004Të tjera sasi droge janë kapur në Gjirokastër. Pas 1.8 tonëve të një dite më parë sot janë kapur 116 kilogramë kanabis sativa dhe në pranga është një një person, e në kërkim është shpallur një tjetër.

I arrestuari në flagrancë është Ilir Jemini, 46 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. J.

Në banesën e Ilir Jeminit, në lagjen Zinxhira, Gjirokastër, policia si rezultat i kontrollit ka gjetur një qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa me peshë rreth 6 kilogramë.

Nga kontrolli i ushtuar në afërsi të banesës së E. J, në lagjen Zinxhira, Gjirokastër, u gjetën 12 thasë me lëndë të dyshuara narkotike kanabis me peshë totale 110 kg.

Ky i fundit u shpall në kërkim dhe vijon puna nga ana e policisë për kapjen e tij.