Gjirokastra fiton Festivalin Folklorik për fëmijë

I nisur të enjten me shfaqje teatri nga fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës, parakalimit të kostumeve popullore nga gjithë trevat shqiptare, aktiviteteve që kryefjalë kishin muzikën dhe vallen e traditës, Festivali Mbarëkombëtar Folklorik për Fëmijë, njohu në mbrëmjen e së shtunës fituesit e saj.

16 grupe folklorike me protagonistë fëmijët ngjitën në skenën e kalasë së Gjirokastrës, trashëgiminë kulturore atë materiale dhe jo nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Në fund me çmimin e parë u vlerësua grupi folklorik i Qendrës Kulturore të Gjirokastrës. Ata u prezantuan me këngën polifonike “Ç’bëhet në shtëpinë tonë”, valle e këngë të Libohovës dhe “karagunën” e njohur grupit të Dropullit

Të dytët më të mirë u vlerësuan fëmijët e Pejës dhe të tretët artistët e rinj nga Kurbini. Çmimi për paraqitjen e bukur në edicionin e dytë iu dha grupit folklorik të Korçës.

Solisti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Rexhep Çeliku, në detyrën e kryetarit të jurisë çmoi transmetimin e disa prej motiveve më të vjetra të folklorit te fëmijët-artistë.

Në optikën e kritikës, i gjithë Festivali Mbarëkombëtar për Fëmijë një organizim i Qendrës Kombëtare të Kulturës dhe Ministrisë së Kulturës u vlerësua për rizgjimin e traditës, e për më tepër kur ajo sillet bukur nga fëmijë e të rinj të veshur me folklor.

“ArgjiroFest-On Junior” erdhi edhe përmes një videoklipi ku fëmijët prezantonin trashëgiminë tonë kulturore nga çdo qytet i Shqipërisë.