Gjirokastra, ndër qarqet ku u punësuan më shumë të rinj gjatë vitit 2016

30 % e të rinjve në vend nuk janë as në shkollë dhe as duke ndjekur ndonjë shkollë. Këto statistika i referohen vitit 2016 dhe bëhet fjalë për të rinj të moshës 15-29 vjeç.
Në këtë grup, 39,2% e të rinjve janë të papunë, pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (13,1 %), ose duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (20,0%), ose për arsye të tjera (27,7%).
Teksa në raport është bërë një krahasim i këtyre të rinjve që nuk janë as në shkollë e as në punë, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (50,6% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa te femrat kjo përqindje është 28,4%).
Sipas të dhënave të INSTAT, forca e punës në grupmoshën 15-29 vjeç përbëhet nga 651 mijë persona.
Qarqet me punësimin më të lartë të rinjve në vitin 2016 ishin Berati, Elbasani dhe Gjirokastra. Ndërsa qytetet me punësim më të ulët janë Lezha dhe Kukësi. Gjithmonë për grupmoshat që folëm më sipër