Gjirokastra në terr, mungon energjia elektrike që prej mesditës

Shumë lagje të Gjirokastrës janë pa energji elektrike që prej mesditës. Shkak për këtë problem është një defekt në linjën e tensionit të lartë, ndonëse OSHEE Gjirokastër nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar. Dritat mungojnë në lagjen ‘Partizani’, ‘Granicë’, ‘Mecite’ , ‘Palorto’, ‘Pazari i Vjetër’ etj. Ndërprerja e energjisë ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe aktualisht mungon ende. Një situatë e tillë në mes të sezonit turistik krijon vështirësi të madhe për banorët dhe sigurisht për biznesin