Gjirokastra nën ujë/ Ku ka humbur Zamira Rami?

Gjirokastra ka përjetuar një 48 orësh të frikshëm për shkak të reshjeve intensive të shiut, që përmbytën disa zona të qytetit. Ka ende fshatra që vazhdojnë të jenë të izoluar. Ndonëse në një situatë të tillë kritike do të duhej që institucionet të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, në fakt ka ndodhur e kundërta.

Në kulmin e emergjencës kishte edhe debate banele mes drejtuesve te institucioneve për ‘çështje kompetencash’, ku spikat kryebashkiakja Zamira Rami, ndonëse në varësi të saj është shërbimi zjarrfikës, bordi i kullimit, ndërmarrja komunale, policia bashkiake etj. Në jo pak raste kryebashkiakja e Gjirokastrës i është shmangur përgjegjësive duke e deleguar problemin tek Prefekti, edhe pse ky i fundit realisht s’ka institucione në varësi për të ndërhyrë.

Debate në fakt që të sjellin ndërmend filmin ‘Koncert në vitin ‘36’. Zamira Rami nuk është parë në terren, qoftë dhe për t’u dhënë disi kurajo ekipeve të emergjencave apo banorëve që rrezikonin nga vërshimi i ujit. As në faqen e saj në Facebook apo të Bashkisë Gjirokastër nuk ka një mesazh solidariteti apo gatishmërie për përballimin e kësaj situate. Vetëm dje bëri një lidhje telefonike nga zyra e saj me News 24 dhe nuk u pa më. Thënë këto, sot të gjithë pyesin me të drejtë; ku ka humbur Zamira Rami?

©ArgjiroLajm.net