Gjirokastriti bëhet ‘trim’, i vë flakën ‘Shën Thanasit’ në Dropull, por arrestohet nga policia (Emri)

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Xhevahir Bregu, 51 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Në datë 25.08.2017 dyshohet se ka vendosur zjarr, në vendin e quajtur “Shën Thanasi”, në fshatin Bularat, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe prej 10 hektarë kullotë me bar dhe shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.