Golemi e Çuçi takojnë të rinjtë e Gjirokastrës në Tiranë. Një gabim dhe një “kunjë” për LSI-në (FOTO)

Dy kandidatët për deputetë të PS-së në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi e Flamur Golemi kanë zhvilluar sot një takim me të rinj të Gjirokastrës që ndjekin studimet në Tiranë.

Në fund të mesazhit të tij të postuar në Facebook për këtë takim, Golemi nuk harron të lëshojë edhe një “kunjë” për LSI-në, teksa shkruan se PS nuk ofron pushime falas apo “schiuma party” për të rinjtë, por ka si prioritet së pari shkollimin dhe më pas punësimin e tyre.

Kampet në Jalë që LSI paguan për të rinjtë janë komentuar gjerësisht në media si një formë për t’i mikluar ata.  Më poshtë postimi i plotë i Golemit ku tregon edhe gabimin që harroi të bënte “selfie”

Zyra e FRESSH Gjirokastër në Tiranë është shumë e vogël për të nxënë gjithë energjinë dhe frymëzimin e të rinjve të qarkut tonë, por kjo s’na pengon për t’u mbledhur e për të ndarë së bashku vizionin tonë për Gjirokastrën që duam në këtë përpjekje historike, që do të kurorëzohet me fitore në 25 qershor. Takim fantastik me çuna e goca që studiojnë në kryeqytet, por që kanë sytë e zemrën edhe në Gjirokastër. Ndonëse unë dhe kolegu Bledi Çuçi kemi diferenca të konsiderueshme moshe me ta, bëmë së bashku një bisedë tërësisht të shpenguar, por me gabimin që në fund harruam të bënim të paktën një “selfie” ? Ndoshta sepse edhe neve na mori rrjedha e debatit simpatik mes Erandës dhe Markut, për përfshirjen e tyre në aktivitetet e fushatës elektorale që sapo kemi nisur. Përtej kësaj, unë besoj fort se të rinjtë janë para së gjithash e tashmja e pastaj e ardhmja, prandaj kemi përgjegjësinë të marrim vendime të atilla që garantojnë shkollim të mirë dhe më pas punësim të tyre. Kjo është rruga e duhur, ky është modeli që ne kemi për të rinjtë, jo pushime falas apo “schiuma party” në bregdet sa për t’i marrë votën.

Image may contain: 7 people, people sitting

Image may contain: 20 people, indoor

Image may contain: 20 people, indoor

Image may contain: 8 people, people sitting

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and indoor

Image may contain: 7 people, people sitting

Image may contain: 28 people, people smiling, people standing