Grabiti me armë 4 shtetas në Kakavie, policia arreston 21-vjeçarin

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 (1)Nga ana e specialistëve të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, të Drejtorisë së Policisë Qarku Gjirokastër pas një pune profesionale dhe hetimore, kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në vitin 2014, ku si rezultat u bë ndalimi i shtetasit:

Spiro Kuoçka, 21 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Ky shtetas, dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur më datë 14.11.2014, ku në afërsi të doganës greke, në Kakavie, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vjedhur me armë shtetasit:

  • R, 27 vjeç, banues në fshatin Suk 2, Fier.
  • R, 20 vjeç, banues në fshatin Suk 2, Fier.
  • C, 22 vjeç, banues në Suk 1, Fier.
  • C, 26 vjeç, banues në Peqin ,

të cilëve ju kanë vjedhur 5 aparate celularë, 370 Euro dhe 10.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat telefoni celualr së bashku me kartën sim. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, parashikuar nga neni 140 dhe 25 i Kodit Penal.