Greqia e kërkonte për dy vepra penale, i riu kapet në Kakavijë

Një i ri nga qyteti i Fierit është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Greqia për dy vepra penale.

“Më datë 11.10.2017, në Kakavijë në  hyrje, u kap shtetasi L.A,  vjeç 20, banues në Fier, depërtuar nga policia greke, i shpallur në kërkim për  veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nenet 273 e 291 të Kodit Penal.”, thuht në njoftimin e policisë Gjirokastër.