Hapet konkursi/ Kërkohet drejtor për spitalin e Gjirokastrës

Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale deklaron se do të përzgjedhë me konkurs drejtorët e spitaleve në gjithë vendin.

Në një status në rrjetin social ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, hap konkursin publik për drejtorët e spitaleve Universitare dhe Rajonale në gjithë vendin.

Të interesuarit ftohen të aplikojnë sipas procedurës të sqaruar në njoftimin publik të shpallur në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe faqen web të MShMS.

Nisja e procesit për zgjedhjen e drejtorëve të rinj të spitaleve vjen pas dorëheqjes së pjesës më të madhe të tyre, pas kërkesës publike të kryeministrit Rama disa muaj më parë.

Përveç njoftimit Ministria e Shëndetësisë publikon edhe mënyrën e aplikimit.