Helikopterë ushtarakë në Gjirokastër e Kakavijë?

Eurocopter_AS532_cougar_bulgarian_militaryIsh-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme të Kuvendit, i ka drejtuar disa pyetje ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për helikopterë ushtarakë që sipas saj kanë fluturuar të hënë dhe të martën e shkuar mbi Kakavijë dhe Gjirokastër.

“Të hënë dhe të martën. Helikopterë ushtarakë kanë fluturuar mbi qiellin e Kakavijës dhe Gjirokastrës. Kush janë pilotët? Cilët janë këta helikopterë zonja ministre?”, është shprehur Topalli, ndërkohë që ministrja Kodheli nuk ndodhej momentalisht në sallë.

Gjatë ditës së sotme, në Kuvend pati replika mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për ngjarjen e ndodhur në Spanjë, ku piloti shqiptar Sokol Fekaj humbi jetën teksa tentonte të transportonte drogë me helikopter. Mjeti fluturues u përplas me një shtyllë të tensionit të lartë, ndersa ndiqej nga Garda Civile e Spanjës.