HISTORIA/ Mamaja e 3 vajzave e urrente punën derisa takoi kolegun e zyrës dhe përfundoi në krevat

Couple having sex
Couple having sex

Një grua vendosi ti rikthehej punës megjithëse e urrente atë deri në momentin kur nisi të bëjë chat me kolegun e zyrës.

Pas bisedave të shumta ajo tradhton burrin dhe përfundon në krevat me kolegun, ndërkohë që ka dyshime të mëdha nëse duhet ta lërë familjen ku ka edhe tre vajza.

Historinë e saj ajo ia ka rrëfyer psikologes se The Sun.

Letra e gruas

Unë e dashuroj burrin por kam pasur një marrëdhënie seksuale fantastike me një koleg në punë së fundmi.

E di që me të duhet të kem vetëm marrëdhënie pune, por ndjenjat e mia për kolegun janë shtuar shumë gjatë gjithë kësaj kohe.

Unë jam e fiksuar. Vitin e kaluar kam qëndruar në shtëpinë e mamasë derisa vendosa të kthehem në punë në një kompani sigurimi.

Jam 31 vjeç, ndërsa burri im 46. Ne kemi tre vajza shumë të bukura.

Burri im është një njeri shumë i mirë dhe një baba i shkëlqyer.

Fillimisht e kam urryer punë, derisa një koleg nisi të bëjë chat me mua. Pas këtyre bisedave nisa të shkoj herët në punë për të qenë së bashku.

Kolegu im i punës nisi të flirtojë me mua, por kur e kuptoi se isha e martuar më tha: Ne duhet të qëndrojmë vetëm si shokë.

U larguam nga njeri tjetri për disa javë derisa një ditë më ftoi të pinim diçka në kohën e drekës.

Kemi kaluar shumë mirë dhe kur u larguam u ndjeva shumë e relaksuar.

Pas pune më çoi me makinë në shtëpi pasi ai jetonte në të njëjtën lagje me mua.

Por në fund të rrugës teksa unë do dilja nga makina, ai më dha një të puthur në faqe. Pas kësaj ne nuk u ndalëm më.

Kolegu i zyrës më tha: duhet të shkojmë në një vend më të sigurt.

Më pyeti nëse isha e sigurt që nuk doja të kthehesha në shtëpi, por unë nuk mund ta refuzoja.

I dërgova një sms burrit që do të vonohesha pasi kisha punë deri vonë.

Pasi shkuam në banesën e tij bëmë dashuri në një mënyrë shumë të bukur.

Unë kam rënë kokë e këmbë në dashuri me këtë njeri, i cili është vetëm dy vjet më i ri se unë.

E di që është e gabuar dhe nuk duhet të kem ndjenja për një burrë tjetër.

Përgjigja e psikologes

Kjo është dashuri apo epsh?

Ju të dy jeni të nxehtë tani, por kjo nuk do të thotë se do tu zgjasë.

Një burrë i trishtuar, një martesë e thyer dhe tre vajza të vogla të pakënaqura mund tu bien ju si një ‘dush i ftohte’.

Burrat janë më të predispozuar për disa hallakatje seksi sesa për gjëra serioze