“Hysajn e kërkon e gjithë Europa”

hysaj_7Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është në qendër të merkatos dhe, jo vetëm Bayern-i dhe skuadra të tjera, angleze dhe spanjolle, mes të cilave edhe Barcelona, duket se do të jetë më i diskutuari gjatë verës. Jo vetëm në Europian por edhe më gjerë.

E ndërsa për Paolo Tramezzanin ai është ndër më premtuesit në botë, ashtu si edhe për trajnerin kuqezi, De Biazi është i padiskutueshëm në rolin e tij dhe ka mundësi rritjeje, drejtori i përgjithshëm i Empolit, Giuseppe Vitale rrëfen sekretin e vërtetë të shkodranit:

“Duke e njohur mund të them se luan si një veteran. Ka një karakter tepër të fortë, vjen nga hiçi dhe pikërisht vështirësitë me të cilat është përballur gjatë fëmijërisë e kanë bërë menjëherë burrë: ky është sekreti i tij dhe arsyeja pse luan pa frikë. Ishte edhe me fat që takoi Sarrin, mësuesi i tij dhe që e mori edhe tek Napoli. Mund të bëhet më i miri në botë”. Shkodrani tani vlen të paktën 18-20 milionë euro