Hysi në Libohovë: E ftojmë Çomon të humbasë me dinjitet

hysiKreu i Partisë Socialiste për Gjirokastrën, Florian Hysi, doli sot para mediave nga zyra elektorale e kandidates Luiza Mandi. Ndërsa falenderoi qytetarët për mbështetjen që i japin Mandit, ai tha se të gjithë bashkë duhet të vendosni për të ardhmen duke votëbesuar kandidaten e koalicionit të majtë.

“Ne sot nuk e kemi sfidën me kundërshtarin. Thjesht e ftojmë atë të humbase me dinjitet. Sfida jonë është me hallet dhe problemet e qytetarëve të kësaj zone. Në 21 qershor, të gjithë bashkë çlirojeni Libohovën duke votuar Luiza Mandin”,- tha Hysi.