I bëri faturim fikvit të moshuarit nga Lazarati, nën hetim faturisti i OSHEE Gjirokastër

Një faturist i OSHEE Gjirokastër  është kallëzuar në prokurori. 32-vjeçari SH.S, banues në Gjirokastër, dyshohet se i ka bërë faturim fiktiv të energjisë elektrike, shtetasit J.H, 75 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Cështja po hetohet nga organi i akuzës. Mbifaturimet janë një problem shqetësues për abonentët. Kompania publike e shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE, është nën hetim nga prokuroria për akuzat se mbifaturon një pjesë të klientëve të saj, duke i krijuar mundësi vetes të ulë artificialisht nivelin e humbjeve në rrjet.