I drekoi te shtëpia e krushkut në Dropull, Dulja i përgjigjet Ramës

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule i është përgjigjur deklaratave të Ramës sot në Dropull.
“I shndërruar në kyefjalë të delirium-it Rama 24h e fundit, interesimit të medias dhe opinionit i përgjigjem se nuk merrem më me këtë njeri”, shkruan Dule në Twitter.
Sot gjatë një dreke në fshatin Goranxi të Dropullit, kryeministri Edi Rama sulmoi Dulen duke thënë se ai zgjodhi të futej në listën e PD me çamin Dashamir Tahirin, ndërsa u dorëhoq nga posti i nënkryetarit të Kuvendit për shkak të Shpëtim Idrizit.