I ftohti siberian, e diela dita më e ftohtë e dhjetorit

moti-c1200x600-678x381Temperaturat do të vijojnë të bien nga dita në ditë, duke e bërë të dielën ndoshta ditën më të ftohtë të dhjetorit.

Sipas sinoptikanëve kjo është pasojë e rrymave të ftohta siberiane.

“Deri në fundjavë pritet te jemi në ndikimin e motit të kthjellët por shumë të ftohtë. Pritet të kemi sërish në fundjavë edhe një tjetër rënie duke bërë që termometri të zbresë në zonat malore deri në ­10 apo ­11 gradë”, tha Lajda Porja.

Kryesisht këto janë vlera , më të ulëta krahasuar me mesataren shumëvjeçare të muajit në të cilin ndodhemi.

Megjithatë parashikohet që i ftohti siberian të largohet nga java e ardhshme, duke e bërë motin pak më të ngrohtë. /tvklan/