I ftohti s’ka kaluar, në fundjavë situata përkeqësohet

I ftohti siberian ka sjellë temperatura në minus në të gjithë Shqipërinë, aq sa reshjet e dëborës kanë rënë thuajse kudo.
Por për meteorologët, moti pritet të jetë edhe më i ftohtë në fundjavë, aty kur termometri do të prekë temperatura edhe më të ulëta.

Sipas meteorologëve, temperaturat nën zero gradë Celsius dhe erërat e fuqishme pritet të sjellin gjatë fundjavës një situatë problematike në mbarë territorin e vendit.

Zonat më problematike, sipas meterologëve do të jenë, Peshkopia, Bulqiza dhe Kukësi ku pritet që temperatura të shënojë vlera deri në -17 e -20 gradë Celsius.

Ndërsa në Tiranë, temperaturat priten të shënojnë sërish rënie me minus 5 deri në minus 7 gradë Celsius.