I gjetën 3 kg kanabis në stan, arrestohet 54-vjeçari

tepelene-policia-kanabisNga specialistët e Seksionit Kundër Lëndëve Narkotike është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Nazmi Graçi, 54 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër.

Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në stanin e tij, nga efektivët e policisë është bërë kontrolli në stanin e tij në vendin e quajtur “Rehovë”.

Nga kontrolli i ushtruar në stanin e tij janë gjetur disa bimë të dyshuara narkotike në proces tharje, të cilat pas peshimit rezultuan me peshë totale 3 kg.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.