I morën 1 mijë euro për të kaluar kufirin, dy të arrestuar në Drino

largea_policia-kufitare-e1440328486Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprat penale ”Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ”Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Nga shërbimet e policisë Kufitare Kakavije arrestohen në flagrancë shtetasit:

Lorjan Grembi, 28 vjeç , banues në Patos, Fier.

Laert Grembi, 33 vjeç , banues në Patos, Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datë 18.11.2016, rreth orës 23:30, nga shërbimet e policisë kufitare, në vendin e quajtur “Argjinatura e lumit Drino” u bë e mundur kapja e 26 shtetasve të huaj dhe dy shtetasve shqiptarë.

Shtetasit e arrestuar kryenin funksionin e udhërrëfyesit, kundrejt shpërblimit 1000 Euro për person.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndjekje të mëtejshme ligjore.