I nxehti afrikan, Gjirokastra ndër qarqet e rrezikuara nga zjarret

Zonat më të rrezikuara nga zjarret mund të jenë Shkodra, Dibra, Korça dhe Gjirokastra, ku rreziku më i lartë pritet gjatë ditës së nesërme, sipas Institutit të Gjeoshkencave.

“Sot pasdite (e hënë, dt.06) dhe nesër (e martë, dt.07) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatë ditës sё nesërme”,thotë IGJEUM.