I nxehti afrikan rikthehet përsëri, temperaturat më të larta se më parë

Kur menduam se shpëtuam nga i nxehti afrikan, moti na vjen me një tjetër surprizë. Fundjava do të nisë me temperatura 3 gradë më të larta, duke filluar që nga dita e nesërme. Sot i gjithë vendi do të ketë temperatura që variojnë nga 33-35 gradë celsius, por që nga nesër temperaturat do të shkojnë 38 gradë. Gjatë ditës së dielë temperatura do të shkojë 40 gradë, dhe piku pritet ditën e mërkurë të javës në vijim ku mund temperaturat mund të arrijnë deri në 42 gradë celsius.