I preu kokën bashkëfshatarit, policia arreston ish komandon

Nga sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në   Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:

Alban Voda, 30 vjeç, banues në fshatin “Ujëmirë”, Këlcyrë.

Ky shtetas u arrestua pasi:

Për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prehrës (thikë) shtetasin N.H, 66 vjeç, banues në fshatin “Ujëmirë”, Këlcyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

Disa minuta pas ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit nga shërbimet e policisë.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Voda vuante nga depresioni, por nuk ka qenë person problematik për shërbimet e policisë dhe nuk ka qenë i evidentuar  me kartelë mjekësore nga Spitali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.