I sëmurë nga antraksi, ndërron jetë në spital 58-vjeçari nga Libohova

spitali-i-gjirokastresAntraksi (plasja) i ka marrë jetën një 58-vjeçari nga Libohova. Enver Maçi është paraqitur në spitalin rajonal të Gjirokastrës në gjendje të rëndë, i prekur nga plasja në lëkurë dhe organet e brendshme.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ai nuk ka mundur ta përballojë dot sëmundjen. Plasja e lëkurës (antraksi i lëkurës) është forma më e pëhapur dhe më pak e rrezikshme e infektimit dhe realizohet kur sporet e Bacillus anthracis-it futen në lëkurën e dëmtuar.

Rritja e bakterit vihet re si një puçrrizë (papulë) nekrotike. Pa trajtim mjekësor vdekshmëria mund të arrijë deri në 20%.Antraksi mushkëror mund të ndodh kur, një numër relativisht i vogël (8,000 – 50,000) sporash, thithet dhe rritet në mushkëri.

Trajtimi antibiotik duhet të filloj përpara se të arrihet përqëndrimi kritik i toksinës (helmit); përndryshe vdekshmëria mund të kalojë në mbi 99%.Antraksi gastrointestinal ndodh kur sporet gëlltiten. Zakonisht ndjek një simptomatologji e ngjashme me atë mushkërore.