Ikin uruguajanët, Hasan Lika vjen në Gjirokastër si trajneri i ri i Luftëtarit

Luftëtari emëron trajner të ri pas humbjes 2-0 me Partizanin në “Selman Stërmasi”. Drejtuesit e klubit gjirokastrit kanë vendosur të shkarkojnë Curbelon dhe t’ia besojnë ekipin një trajneri me shumë përvojë si Hasan Lika, i cili do të nisë menjëherë përgatitijet për përballjen me Kukësin, skuadër që drejtohet nga Mladen Milinkovic, ish-trajneri i Luftëtarit.

Prezantimi i Likës do të bëhet sot nga presidenti Grigor Tavo

57-vjecari kryeqytetas ka shumë përvojë në Kategroinë Superiore, pasi ka drejtuar në periudha të ndryshme kohore Partizanin, Teutën, Apoloninë apo së fundmi Kukësin.