Inagurohet qendra e re e Sheperit, kryebashkiakja e Libohovës: Investime edhe në fshatra të tjerë (FOTO)

Është inaguruar një ditë më parë qendra e re e fshatit Sheper në Zagorie. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrte pjesë kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi, kreu i Këshillit të Qarkut, Armand Hila, të ftuar të tjerë dhe banorë vendas.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiakja Mandi shkruan se falë një investimi të vogël të Bashkisë Libohovë, sot qendra e fshatit Sheper ka një pamje krejt tjetër. Në qendrën e re të fshatit u vendos edhe busti i Pano Xhamballos, një patrioti të shquar të kësaj zone.

“Busti i tij, i shton më shumë vlerë qendrës së re dhe besoj është një kontribut që ne ia kishim borxh këtij patrioti të shquar dhe gjithë kësaj krahine. Bashkia Libohovë po punon për investime të ngjashme edhe në fshatra të tjerë. Faleminderit për mikpritjen dhe ta gëzoni qendrën e re të fshatit”, shkruan Mandi në Facebook.

© Libohova Online 

Image may contain: one or more people, tree, crowd and outdoor

Image may contain: 1 person, standing, mountain and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, mountain, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, standing, mountain and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, crowd and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, mountain and outdoor