Investimi në rrugën Gjirokastër-Lazarat, deputeti Çuçi dhe kreu i ARRSH inspektojnë punimet (FOTO)

Prej tre ditësh kanë nisur punimet për rikonstruksionin e aksit rrugor nga Postblloku Gjirokastër drejt Lazaratit. Investimi me vlerë rreth 1 milion Euro kryhet nga Autoritetit Rrugor Shqiptar. Për të inspektuar punimet sot ishte në Gjirokastër deputeti i qarkut, Bledi Çuçi, si dhe kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro, të shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor për Rajonin Jugor, Andi Shkurta dhe inxhinierë që po ndjekin punimet në terren.

Investimi krijon lehtësi të madhe për fluksin e trafikut në këtë aks që lidh Gjirokastrën me autostradën drejt Kakavijës. Pjesë e rikonstruksionit është edhe ura mbi Përroin e Gjokanës, si dhe sinjalistika horizontale e vertikale sipas parametrave bashkëkohore.

Parashikimi është që punimet të përfundojnë brenda dy muajve. ARRSH përmes një deklarate ka kërkuar mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës lidhur me vështirësitë që do të krijohen gjatë kohëa së punimeve.