Ish-deputeti i PS në Korçë kandidon në Gjirokastër me partinë e Gjinushit

Duket se aleati tradicional i Partisë Socialiste, Skënder Gjinushi ka mundur të bindë edhe një socialist që të kandidojë me siglën e tij.

Mjeku Ylli Ziçishti, deputeti socialist i qarkut të Korçës, do të jetë i pari i listës së PSD-së në qarkun e Gjirokastrës. Ziçishti ishte një nga deputetët që mbeti jashtë listës së rikandidimit të Partisë Socialiste.

Ziçishti, të cilin të gjithë deputetët e Kuvendit e thërrasin “doktor”, duket se ka mbështetje në këtë qark. Por mbetet për t’u parë se cfarë do të arrijë në zgjedhje. Vec tij kandidatë të tjerë të PSD-së në qarkun Gjirokastër do të jenë:
Marsela Çilotaj
Kiço Shukallari
Esmeralda Taçi
Ledjan Çilotaj