Ish Shtëpia e Ushtarakëve në Gjirokastër, PD: T’i kthehet sërish universitetit

roland-bejkoPak ditë pasi qeveria shqiptare i hoqi Universitetit “Eqrem Çabej” pronësinë mbi godinën e Shtëpisë së Ushtarakëve në Gjirokastër, ka reaguar sot dega lokale e Partisë Demokratike.

Në një komunikim me mediat, kryetari Roland Bejko denoncoi këtë vendim dhe tha se me politikat e saj arsimore, qeveria “Rama” po favorizon universitetet private.

Ai i bëri thirrje pushtetit lokal në Gjirokastër t’i kërkojë qeverisë anulimin e këtij vendimi.

Ish Shtëpia e Ushtarakëve në Gjirokastër i kaloi në pronësi universitetit në vitin 2011, ndërsa në shtator të këtij viti, po me një vendim qeverie ky objekt i kaloi një agjensie qeveritare që do të ofrojë shërbime të itegruara.